Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot u takova me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka shtuar se me Escobar-in kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe “koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është e shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka theksuar ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.