Hoti: Tendencat tregojnë për një përshkallëzim në Izrael

Profesori në universitetin Mesdhetar, Dritan Hoti, ka thënë se situata që po zhvillohet në Gazë tregon për një përshkallëzim në terren. Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe Serbisë është një konflikt që ka një lidhje të drejtpërdrejt organike me zhvillimet në Rusi dhe Ukrainë

Profesori në universitetin Mesdhetar, Dritan Hoti, ka thënë se situata që po zhvillohet në Gazë tregon për një përshkallëzim në terren.

Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe Serbisë është një konflikt që ka një lidhje të drejtpërdrejt organike me zhvillimet në Rusi dhe Ukrainë.

“Situata tregon për një përshkallëzim pasi në terren prej vitesh dekadash veprojnë tre organizata militante islamikë siç është Hamasi, Hesbollahu dhe Gjihadi islamik.  Rasti i Izraelit dhe Palestinës, është një konflikt që vazhdon pas më shumë se 7 dekadash, është një konflikt edhe me përmbajtje fetare.  Në epokën aktuale në një botë teknologjike kemi mekanizmat e teknologjisë që mundësojnë edhe përshkallëzimet e konflikteve të tjera rajonale. Ky sulm i Hamasit ka një prapavijë gjeopolitike që lidhet me marrëdhëniet ndërshtetërore në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.

Në një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Hoti ka theksuar se Ballkani është parë si një rajon i interesave jetike të Rusisë.

Kemi mënyrën se si është ndërtuar ideologjia kombëtare qoftë në Rusi apo Serbi, ku solidariteti etnik, të qenit sllav ka luajtur rol bashkë me të. Ndërsa sa i përket konfliktit Hamas-Izrael bën pjesë brenda skemave dhe interesave të fuqive përtej Lindjes së Mesme dhe fuqive që janë të përfshira në Lindjen e Mesme por nuk përjashtohet që të ketë një lloj inkurajimi për përshpejtimin e këtij operacioni ushtarak nga ana e Hamasit dhe në këto kushte do të përjetojmë një përkeqësim të rivaliteteve rajonale të cilat do të përçohen në atë që quhet ekuilibër global dhe kjo është tendenca e botës në të cilën sapo kemi hyrë. Duhet të përgatitemi jo për një konflikt të natyrës Izrael-Hamas, por një konflikt si përplasje tradicionale edhe në Ballkan, duhet të jetë një opsion, duhet të kemi një vigjilencë shtetërorë”, tha ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika