Hoti thotë se nuk ka rritje ekonomike, por deficit tregtar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, por ka thellim të deficitit tregtar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, pretendon se Kosova nuk ka rritje ekonomike, siç thonë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Hoti në një reagim ka thënë se për shkak të rritjes së eksporteve është thelluar edhe deficiti tregtar, i cili sipas tij, vë në dyshim rritjen ekonomike dhe pretendimet për rritje të punësimit.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka thënë se importet me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë ulur, përveçse me Serbinë.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të arsyetohet duke thënë se tregtia e lirë i përcakton importet e eksportet, duke ua kujtuar kohën kur i pengonin kamionët me mallra nga Serbia të mos hyjnë në Kosovë.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika