Hoti tregon skenarin se si ka arritur ish-kandidati i LVV-së për deputet të Kosovës të bëhet guvernator i BQK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka sqaruar se cila procedurë është ndjekur për ta marrë pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputetet të Kosovës, Bashkim Nurboja. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të deputetit nga Lidhja Demokratike […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka sqaruar se cila procedurë është ndjekur për ta marrë pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputetet të Kosovës, Bashkim Nurboja.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotit.
Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:
- Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.
- Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim.
- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit.
Urime!















