Hoti: Vendin e diplomatëve të shkarkuar po e zënë praktikantët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë, se diplomatët në shërbimin e jashtëm po i zëvendësojnë me praktikantë.

Ai ka pasur kritika edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se, gabimet e saj tregojnë që nuk ka njohuri.

Marrëdhëniet me Shetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me shtetin e Shqipërisë, sipas Hotit, nuk janë të mira.

Vendin e diplomatëve e kanë zënë praktikantë që tash janë duke i mësuar termet, pa përmendur gabimet e ministres së jashtme e të zëvendëskryeministrit. Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, nuk janë në nivelin që kanë qenë”, ka thënë ai.

Ai, po ashtu, ka cituar edhe një nga thëniet e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

”Presidenti Rugova e ka përsëritur se populli i Kosovës beson në Zot dhe mbështetet te SHBA-ja për ekzistencën e saj fizike”

Kuvendi i Kosovës

Diplomacinë e tanishme të Kosovës, Hoti e ka cilësuar si më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë vendi, dhe se shkarkimet që po bëhen, sipas tij, janë bërë për hakmarrje.

“Kurrë nuk ka pasur diplomaci më të dobët se tash, asnjë njohje, asnjë anëtarësim. Në forume rajonale krerët e shtetit i japin përparësi diskursit partiak. Nuk ka strategji për reforma, por ka shkarkime hakmarrëse”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka kërkuar që marrëdhëniet me SHBA-në, dhe Shqipërinë të mos shkëputen.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika