“Hovenier dërgoi mesazh se Qeveria Kurti është antiamerikane”- Avokati Smakiqi komenton deklaratën e ambasadorit amerikan

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën paksa të pagdhendur të saj [thënies]: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, kështu deklaroi sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

E avokati Xhevdet Smakiqi këtë deklarim të Hovenierit e emërtoi si “alarm” dhe se është përtej çdo fjalori të diplomacisë.

Smakiqi, në emisionin “Rreth e Rrotull”, u shpreh se deklarimet e Hovenierit si “mesele” nuk janë thjesht mesele, por mesazh direkt. Ai shtoi se Qeveria Kurti është qeveri antiperëndimore dhe antiamerikane.

“Konsiderojë si një alarm. Dhe kjo është përtej çdo fjalori të diplomacisë. Hovenier ishte më se i qartë. Dhe kjo ishte e kuptueshme që Qeveria Kurti edhe dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s, në fakt Kosova por Qeveria Kurti është duke urinuar, pra hyrjen në NATO sepse nuk kordinohet me aletatët as në veri as për çështjet e tjera. Duke e tensionuar gjendjen në veri dhe duke e vendosur shtetin e Kosovës si një shtet represivë përballë Bashkësisë Ndërkombëtare në raport me pakicën serbe. Konsideroj, nuk është mesele, por përtej meseles, shumë direkte. Kjo qeveri është antiperëndimore dhe antiamerikane”, tha Smakiqi.

Smakiqi u shpreh se “klub”, Hovenier e ka pasur fjalën për Aleancën Euroantlantike, respektivisht i bie se “Kurti po urinon para aleancës antlantike.

“Sepse janë dy sfera kur Rusia me aleatë, që mundohet të luftojë të pushtojë Ukrainën dhe ta dominojë Evropën dhe sfera perëndimore, aleanca euroantlantike që udhëheqet nga SHBA-ja, se kryeministri jonë, Kurti, nuk kordinohet dhe është i çkoordinuar dhe është i izoluar nga klubi. Hovenieri e ka quajtur klub dhe është fjala për Aleancën Euroantlantike. Me meselin e gjyshit të tij, Kurti po urinon para aleancës antlantike”, vijoi Smakiqi.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika