Meqë edhe është nikoqir, po iu flet secilit prej mysafirëve.
Kështu, kryeministri Albin Kurti po bëhet gati për fillimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor 2024, që po mbahet në kryeqytet këtë të martë.
Samiti filloi pikërisht me një fjalë hyrëse të Kurtit.
Fokus kryesor kishte të tregoj që Kosova nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është shteti që ka rritjen më të madhe ekonomike dhe është e para në luftën për sundimin e ligjit.
Në foltore nuk e zgjatën shumë as Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, dhe George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
E kur debati mes kësaj treshe nisi në tryezën e samitit, pati deklarata më konkrete.
I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se si shtet kemi probleme me Serbinë, jo me serbët.
“E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetet, të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike. Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, kërkoi nga Evropa të jetë të më syhapur dhe të zgjerohet, duke përmendur edhe arsyet.
“Mendoj se Evropa është sukses i Evropës, sepse dikur ishte vend i luftës me vendës, mirëpo Evropa rrezikon të humb rolin e vet nëse nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme. Nëse s’do ketë ndryshim rrezikon të jetë e parëndësishme në raport me Kinën dhe Amerikën, prandaj duhet të kemi qëllim fitues dhe t’i hapim dyert”, është shprehur ish-kryeministër i Italisë, Matteo Renzi.
I pranishëm në këtë samit ishte edhe George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, që të rëndësishme e sheh përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Ndër të tjera, Robinson tha se ikja e të rinjve nga vendi vazhdon te jetë sfidë për tërë Ballkanin.
Keqinformimi, ndërhyrje në zgjedhje, të gjitha këto janë të Rusisë dhe agjencive të saj që po na tregojnë se mbase për shkak se këto janë të pafata Rusia po ndërhynë. E gjitha kjo do jetë e diskutim i ministrave në Washington, e ardhmja e këtij rajoni është në duart e popullit, trimëria e këtij populli është dëshmuar dhe provuar, ka punonjës të lirë dhe të talentuar, duhet të bëhen investime në arsim. Ky rajon përballet në ikjen e të rinjve, dhe duhet tejkalimi i sfidave”, ka deklaruar ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson.
Keqinformimi, ndërhyrje në zgjedhje, të gjitha këto janë të Rusisë dhe agjencive të saj që po na tregojnë se mbase për shkak se këto janë të pafata Rusia po ndërhynë. E gjitha kjo do jetë e diskutim i ministrave në Washington, e ardhmja e këtij rajoni është në duart e popullit, trimëria e këtij populli është dëshmuar dhe provuar, ka punonjës të lirë dhe të talentuar, duhet të bëhen investime në arsim. Ky rajon përballet në ikjen e të rinjve, dhe duhet tejkalimi i sfidave”.
Në tema shumë të thella ndërkombëtare nuk hyri ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovennier.
Veç për Kosovën e Serbinë kishte një mesazh të qartë nga ky samit.
“Kosova duhet së bashku me Serbinë ta shtyjnë përpara agjendën e tyre, më lejoni të them se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovennier.
Hovenier, ka përmendur edhe rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve që kanë arritur Kosova e Serbia.