Hovenier e Abbott urojnë Kurban Bajramin

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier e Abbott kanë shprehur urimet e tyre për myslimanët në Kosovë dhe në botë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier, u ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe më gjerë.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka nisur urimet e tij.

“Dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!”, ka shkruar Hovenier.

Urimet në këtë festë nuk munguan as nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë le t’ju sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet, juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott në Facebook.

 

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi ka filluar me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit kanë filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste të shenjtë të Islamit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr, për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi, sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Të fundit nga rubrika