Hovenier e feston Darkën e Lamës: Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale

Ambasadori Jeffe Hovenier vlerëson Darkën e Lamës si ngjarje kulturore të rëndësishme. Ndërsa ai ka theksuar se stafi i ambasadës amerikanë në Prishtinë kanë shijuar Flija dhe ushqime tradicionale. Darka e Lamës shënon festën e punës së palodhur dhe diversitetin kulturor të Kosovës sipas Hovenierit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffe Hovenier, ka thënë se Darka e Lamës është një ngjarje e rëndësishme kulturore.

Më tej, ai ka thënë se stafi i ambasadës amerikanë në Prishtinë ka shijuar ushqimin tradicional siç është flija.

“Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në atriumin tonë”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social “X”

Ndërkohë për Darkën e Lamës ka thënë se Kosova ka shumë pasuri kulturore për të ofruar.

“Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe e diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika