Hovenier e uron Finlandën për anëtarësimin në NATO : Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë

"ShBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, duke përfshirë edhe si pjesë të KFOR-it – misionit të NATO-s. Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë", kështu e ka uruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Finlandën për anëtarësimin në NATO

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier, e ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO.

Ambasadori amerikan ka theksuar se ShBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, përfshirë edhe si pjesë e KFOR-it.

“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë. Ne jemi NATO, më të fortë së bashku”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, të martën, Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit në Bruksel.

Finlanda, zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika