Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Ditën e Kushtetutës të Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se ndihet krenar që e mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës së Kosovës. Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje, Hovenier e ka shpërndarë një citat nga preambula e Kushtetutës së Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…”, ky është citati i Kushtetutës së Kosovës.

"We, the people of Kosovo, determined to build a future of Kosovo as a free, democratic and peace-loving country that will be a homeland to all of its citizens…"
Happy Constitution Day, Kosovo! Proud to support the people and institutions of Kosovo. pic.twitter.com/YmY70preSA

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 9, 2023