Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka arritur te objekti i Qeverisë, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin, Besnik Bsilim.

Ky takim vije një ditë pas takimeve në Bruksel të Bislimit me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Bisedimet atje përfunduan me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Lajçak ka theksuar se bisedimet të vazhdojnë të hënën e ardhshme.