Hovenier: Ishte nder të takoj sportisten e vitit Distria Krasniqi dhe trajnerin e vitit Driton “Toni” Kuka
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është nder që e kaluar të shtunën e 25 shkurtit së bashku me sportistë kosovarë. Ai ka thënë se është ndier i nderuar që është takuar me sportisten e vitit Distria Krasniqi dhe me trajnerin e vitit Driton Kuka. “Ishte nder […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është nder që e kaluar të shtunën e 25 shkurtit së bashku me sportistë kosovarë.
Ai ka thënë se është ndier i nderuar që është takuar me sportisten e vitit Distria Krasniqi dhe me trajnerin e vitit Driton Kuka.
“Ishte nder të takoj sportisten e vitit Distria Krasniqi dhe trajnerin e vitit Driton “Toni” Kuka”, ka shkruar në Twitter Hovenier.
“Është e mrekullueshme të kalosh mbrëmjen e së shtunës duke nderuar sportistët kosovarë në gala të Komitetit Olimpik të Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndërsa, ambasadori i SHBA-së ka përfunduar duke thënë, “të gjithë sportistëve kosovarë ju uroj suksese të vazhdueshme në vitin e ardhshëm”.
Wonderful to spend Saturday evening honoring Kosovan athletes at the Kosovo Olympic Committee gala. It was an honor to meet sportsperson of the year Distria Krasniqi and Coach of the year Driton “Toni” Kuka. Wishing all Kosovan athletes continued success in the upcoming year. https://t.co/1WuiY4D7CR
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 26, 2023















