I pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për suksesin e Kosovës  në fushën e drejtësi ku ai e ka përgëzuar Kosovën për progresin të cilin e ka shënuar në dy viteve e fundit.

“Përgëzime Kosovës që u rendit në mesin e vendeve që më së shumti janë përmirësuar në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme” ka shkruar në Twitter Ambasdori Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Congratulations to Kosovo for ranking among the top improvers globally and most improved in the region in @TheWJP 2022 Rule of Law Index. This is the 2nd year in a row that 🇽🇰 improved its overall country rank. More: https://t.co/tbK1zUDWS9

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 27, 2022

Kosova është renditur si shteti i dytë në botë në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit për vitin 2022.

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, Kosova renditet e dyta kurse shteti i parë në këtë listë sipas kësaj organizate është Hondurasi.

“Vendet me rënien më të madhe të sundimit të ligjit këtë vit janë Sudani, Mianmari, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua. Vendet që përmirësuan rezultatin më të madh për sundimin e ligjit këtë vit janë Hondurasi, Kosova, Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raportin e “World Justice Project”.

Tutje në indeksin e tyre thuhet se dy përmirësuesit kryesorë të këtij viti janë Kosova dhe Moldavia.

“Hondurasi, Belize dhe Shtetet e Bashkuara rifituan terrenin e humbur pas zgjedhjeve të fundit dhe ndryshimeve në administratë. Megjithatë, rezultati i Shteteve të Bashkuara mbetet nën nivelet e vitit 2020. Dy përmirësuesit e tjerë kryesorë këtë vit, Kosova dhe Moldavia, po kërkojnë në mënyrë aktive anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, në rrjete sociale ka shkruar se ka thënë se ky publikim do të thotë se po funksionojnë reformat e nisura nga ta në sistemin e drejtësisë.

“Këtë vit ‘World Justice Project’ e ka renditur sërish Republikën e Kosovës numër 1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën numër 2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”, ka shkruar Kurti.