Në një video adresim të publikuar në prag të Vitit të Ri, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur përmendur arritjet dhe progresin e shënuar gjatë vitit 2023, ndërkohë që gjithashtu ka paralajmëruar për sfidat dhe objektivat e reja për vitin 2024.

Hovenier ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin me popullin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të përkushtuara si edhe më parë për partneritetin tonë me popullin e Kosovës”, është shprehur Hovenier.

Në adresimin e tij, ai ka shpallur se ka tri qëllime kryesore për të cilat Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara: integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së përgjegjshme, si dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.

“Të shohim Kosovën duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, sundim më të mirë të ligjit dhe qeverisje të përgjegjshme dhe efektive, dhe zhvillim gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë Hovenier.

Në lidhje me arritjet e vitit të kaluar, Hovenier ka përmendur disa nga momentet kyçe, duke theksuar suksesin e Gjykatës Komerciale dhe angazhimin e SHBA-së në programet e artit dhe arsimit.

Ai gjithashtu ka vlerësuar dyfishimin e përpjekjeve për përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtrishme.

Dialogu Kosovë-Serbi është një prej sfidave që ka përfshirë shumë kohë dhe energji, për këtë  ambasadori ka shprehur pritshmëritë për një përparim të mëtejshëm në vitin 2024 dhe ka thirrur të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, që të përmbushin obligimet e tyre nga Marrëveshja e Ohrit.

Gjithashtu, ai ka inkurajuar Kosovën që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Hovenier ka theksuar se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe ka shtuar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është një hap i madh drejt kësaj synimi.

In 2023, though we have experienced some difficult moments together, a lot of progress has been achieved that we should acknowledge and celebrate. Above all, our 🇺🇸🇽🇰 partnership & friendship remains strong. Wishing you and yours a happy, healthy, and prosperous 2024. pic.twitter.com/GJsDvOCwXz

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 29, 2023