Hovenier mirënjohës për “Ekipin e Unitetit”

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka darkuar së bashku me Ekipin e Unitetit, të cilët kishin negociuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës në Vjen në periudhën 2006/2007

Ambasadori amerikan darkon me “Ekipin e Unitetit”, ku ka thënë se kanë kujtuar të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite.

Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter për darkën e mbajtur me Ekipin e Unitetit të Kosovës, i cili kishte negociuar në bisedimet e Vjenës në periudhën kohore 2006/2007.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, ka shkruar Hovenier.

Në darken e përbashkët është diskutuar për të kaluarën e Kosovës dhe arritjen e saj ndër vite sipas, ambasadorit.

“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”,  kishte shkruar  Hovenier.

Në darkën e mbajtur kishin marrë pjesë, ish-presidenti i Kosovës Fatmi Sejdiu, ish-ambasadori Ylber Hysa, ish-ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, Publicisti Blerim Shala, publicisti Veton Surroi, ish-kryetari i Gjakovës Ardian Gjini etj.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika