Hovenier mirëpret heqjen e kufizimeve për mallrat nga Serbia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se heqja e kufizimeve për mallrat serbe është hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për  në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i Qeverisë është përshëndetur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian si dhe nga shtetet si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat sapo të bëhen funksional skanerët me rreze X.

Deri atëherë, sipas tij, vetëm pika kufitare në Merdarë është hapur për të gjitha mallrat, por me kontrolle manuale të sigurisë.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Ai ka potencuar se transportuesit e mallrave janë paralajmëruar të marrin parasysh këtë ndryshim në planifikimin e kohës për procedurat e reja të kalimit kufitar.

Gjatë ditës së martë, kamioni i parë me produkte serbe tashmë ka kaluar pikën kufitare në Merdar, raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika