Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovës, Jeff Hovenier,  ka thënë propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën, edhe SHBA-ja mbështetësin këtë propozim evropian.

Sipas Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Hovenier Amerika e mbështet Kosovën në rrugën e saj për integrimi në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare.

“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së”, ka shkruar në Tëitter Hovenier.

“Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nëpërmjet një telefonate, ku ka thënë se e mirëpret pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Këshilltari i lartë i DASH-t.

Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plaini në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë.

“Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar në Twitter Chollet.