Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pritur të hënën në zyrën e tij minstren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Hovenier, në njoftimin e sotëm për takimin, ka thënë se ShBA-ja përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme, veçanërisht përmes programeve të USAID-it dhe MCC-së.

Ai tutje ka thënë se SHBA-ja mezi pret të shohë teksa Kosova bën përparim në Udhërrëfyesin për Energjinë dhe ka potencuar se Kosova ka një të ardhme energjetike të ndritshme.

“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier.