Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO tha Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata Hovenier i tha në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po merr pjesë edhe Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“ShBA nuk vendosin kush është shtet kandidat e kush do të integrohet, do të thotë të jemi anëtarë në vitin 2030 është ambicioze, por ne do të donim që të shohim progres të madh. Nga ana e NATO-së kemi një rol dhe duam të avancojmë, por duhet që Kosova të na ndihmojë neve e që ne ta ndihmojmë Kosovën”, tha ai.

Tutje, Hovenier tha se Kosova mund të avancohet në rrugët e saj të integrimit vetëm përmes dialogut.

“Besoj që jemi në një pikë kthese dhe normalisht që vendoset nga Qeveria e Kosovës, do ishte shumë e qartë nëse më pyesni mua, duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euroatlantike i kanë mjetet, e vetmja mënyrë është përmendur dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, këtë shkronjën D të dialogut do ta përforcoja edhe më shumë”, tha ai.

Ambasadori amerikan tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë më energjike sa i përket dialogut me Serbinë.

“Shpresojmë që të shohim përpjekje më energjetike të ecim përpara, jam i vetëdijshëm që është dialog i dyanshëm në këtë drejtim ka brenga që Serbia do ta shfrytëzojë mundësinë apo rrethanat për ta penguar progresin e Kosovës, s’do ta sfidoja këtë si mundësi. Ajo që mund të them që strategjia më e mirë është që të bëjë çdo gjë të mundur për të treguar vullnetin e mirë, kreativitetin e vazhdueshëm, përkushtimin e vazhdimit për obligimet që i ka marrë përsipër”, tha ai.

Hovenier tha se pret nga Qeveria t’i dëgjojë këshillat që ua kanë dhënë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika