Hovenier për nenin 7 të marrëveshjes: Çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb është referencë për Asociacionin

Ambasadori i Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, i referohet Asociacionit

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Neni i shtatë i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një nga nenet më së shumti të komentuar së fundmi, sidomos pjesa për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë…”.

I pyetur për këtë nen, ambasadori i ShBA-së në Kosovës në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se “një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit”.

Hovenier tha se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë është referencë për Asociacionin.

“Kjo është pyetje e drejtë, dhe, natyrisht, një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit. Por, gjithashtu do t’i referohesha nenit dhjetë, i cili flet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, ka thënë ai.

“Pra, sërish mendoj se kjo çështja e nivelit të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin, dhe, sërish, tashmë e kam shprehur në këtë intervistë, dhe, shumë herë, i kam shprehur pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara se kjo është pjesë e saj, se përparimi në çështjen e Asociacionit është pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe çka është më me rëndësi, deri në një masë edhe për Kosovën që e përmbush atë vizionin e përbashkët që e kemi si një shtet shumetnik, sovran e demokratik”, ka vijuar ai.

Hovenier është shprehur se vizioni i ShBA-së për Kosovën është që jetë demokraci sa më e suksesshme.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika