Hovenier për sulmin në veri: Ishte një grup i trajnuar mirë dhe profesionist, ka qenë dikush prapa tyre

Hovenier në një deklaratë për media tha se sulmi është kryer një grup profesionistësh dhe pas tyre fshihet ndonjë strukturë mirë e organizuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se sulmi në veri ishte i rëndë dhe se tij qëndron dikush që i ka trajnuar dhe pajisur ata me armatim të rëndë.

Para mediave, Hovenier ka thënë se ky nuk ishte një grup i qytetarëve të frustruar, por që ishte një grup i trajnuar dhe organizuar mirë.

“Nuk mund të flas për pasojat tani për tani, kjo ka ndodhur 48 orë më parë dhe ende po përpiqemi të kuptojmë saktësisht çfarë ka ndodhur. Ka qenë një sulm i rëndë dhe incident i madh dhe SHBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të ardhur deri në një përfundim se çfarë ka ndodhur. E dimë se është i organizuar nga një grup i trajnuar mirë dhe profesionist dhe kanë pajisje ushtarake.

Ne besojmë që autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën dhe se do ta përdorin këtë për të nisur edhe sulme të tjera. Ne jemi ende nuk bërë një punë të zellshme se si ka qenë kjo e mundur… ky nuk ishte një grup i qytetarëve individual për të shprehur brenga, ishte një grup i trajnuar dhe organizuar dhe këtu ka qenë dikush prapa tyre që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim të rëndë”, tha ai.

Hovenier tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave.

Ai thekson se SHBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të ardhur deri në një përfundim se çfarë ka ndodhur.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika