Hovenier pret në takim Osmanin, diskutojnë rreth avancimit të grave në Kosovë e më gjerë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar atë për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në lidhje me avancimin e grave në Kosovë dhe më gjerë

Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeff Hovenier të hënën ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka falënderuar presidenten Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në lidhje me avancimin e grave në Kosovë dhe më gjerë.

“Ishte një privilegj dhe një nder për të pritur në takim Vjosa Osmanin në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë sot për të folur me stafin tonë gjatë Muajit të Grave në histori. Faleminderit Presidentes Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për avancimin e grave në Kosovë dhe rreth botës”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika