Hovenier: ShBA e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

Hovenier ka deklaruar se në takimet që ka pasur me udhëheqësit e serbëve të Kosovës, ua ka bërë me dije se qëndrimi i Amerikës është po ai që ishte ndërmarrë në vitin 2008

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, të enjten e 19 majit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) kanë qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka deklaruar se në takimet që ka pasur me udhëheqësit e serbëve të Kosovës, ua ka bërë me dije se qëndrimi i Amerikës është po ai që ishte ndërmarrë në vitin 2008.

“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe ShBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.”, ka thënë ambasadori.

Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Amerikës se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke.

Ambasadori Hovenier ka deklaruar se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe do të punojë me partnerët e tij për ta përmirësuar atë.

Edhe pse thotë se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandatit aktual të kryeministrit të Kosovës si dhe presidentit të Serbisë.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative dhe me një urgjencë të caktuar për ta arritur këtë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndryshe ambasadori amerikan ka vizituar të mërkurën e 17 majit për herë të parë që nga marrja e mandatit Mitrovicën.

Me këtë rast ai ka takuar edhe disa qytetarë, e përfaqësues të institucioneve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika