Hovenier: ShBA-ja e shqetësuar me disa zgjedhje politike që bëri Qeveria Kurti
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pyetur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti, ka thënë se ShBA-ja është me popullin e Kosovës. “Nganjëherë ndiej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër. Asgjë më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. […]
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pyetur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti, ka thënë se ShBA-ja është me popullin e Kosovës.
“Nganjëherë ndiej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër. Asgjë më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, ka deklaruar Hovenier gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës këtë të hënë.
Por, sipas tij, ShBA-ja dhe partnerët e tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjedhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti, të cilat pamundësojnë arritje.
“Dhe nuk është sekret që Qeveria ime bashkë me disa prej atyre partnerëve me të cilët ne punojmë kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike të cilat i ka bërë qeveria Kurti dhe të cilat pamundësojnë arritjen e asaj çfarë dëshirojmë të arrijmë në Kosovë”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka deklaruar se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.
Hovenier ka theksuar se Qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Unë kam pasur rastin që të bisedoj me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropiane, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, ka shtuar Hovenier.
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas kritikave të shumta, përfshirë ato nga ana e ndërkombëtarëve, lidhur me miratimin e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Qeveria ka tentuar ta arsyetojë projektligjin e kontestueshëm për mediet, duke theksuar se është një masë e kërkuar prej vitesh nga Bashkimi Evropian.
Qeveria tenton ta arsyetojë projektligjin e kontestueshëm për mediat















