Hovenier: SHBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar duke kërkuar që krimet kundër gazetarëve në Kosovë të zbardhen. “Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve SHBA përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar duke kërkuar që krimet kundër gazetarëve në Kosovë të zbardhen.
“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve SHBA përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka shkruar në rrjetin social X, Hovenier.
“SHBA-ja mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”, ka shtuar tutje ai.
Ndërkohë, ai ka thënë se për një demokraci të shëndetshme është thelbësore që të ketë shtyp të lirë dhe të pavarur.
On International Day to End Impunity for Crimes against Journalists, the U.S. reiterates its calls for justice for journalists who are threatened or attacked in Kosovo and across the globe.
A free and independent press is essential for healthy democracies. The U.S. advocates… pic.twitter.com/zN2eOVyivJ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2023















