Hovenier: Stërvitjet ushtarake janë përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më tani

Stërvitjet ushtarake janë përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më tani, ka thënë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me rastin e ceremonisë së hapjes së stërvitjeve ushtarake "Defender Europe 2023"

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2023”.

Në një postim në Twitter, Hovenier ka thënë se kjo është përpjekja më ambicioze që Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërmarrë deri më tani.

“I lumtur që shoh mbi 1350 pjesëtarë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke marrë pjesë në Defender Europe 2023 nga e udhëhequr nga ushtria amerikane si vend pritës dhe në 3 vende të tjera. Ky ushtrim është përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më sot”, shkroi ambasadori amerikan.

Hovenier, gjatë fjalës së tij kishte thënë se stërvitjet kanë për qëllim edhe shfaqjen e përkushtimit të aleatëve dhe “partnerëve evropianë për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.

Ndryshe, nga e diela e 21 majit e deri më dy qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe të vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të jetë vendi i katërt, me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje, në mesin e 25 vendeve pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika