Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar të premten e 25 gushtit disa të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hovenier ka thënë se pavarësisht sfidave, të rinjtë janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndryshme për një të ardhme më të mirë.

“Sot pata një mundësi unike për të takuar të rinj nga Kosova, Serbia dhe BeH. Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme duke krijuar lidhje që do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Hovenier.

Today, I had a unique opportunity to meet youth from Kosovo, Serbia, and BiH. Despite the challenges they are willing to address sensitive issues while forging connections that will build a better future. pic.twitter.com/fFf84hkDbL

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 25, 2023