Hovenier takon drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur: Të kapërcehen dallimet e të punohet për të zgjidhur rastet

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka përsëritur thirrjen për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë të hënë është takuar me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur.

Me anë të një postimi në platformën X, Hovenier ka përsëritur thirrjen për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet.

Ai thotë se kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi Hovenier.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika