Hovenier thotë se ShBA s’i ka dhënë mbështetje procesit zgjedhor në veri

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se nuk i ka dhënë mbështetje procesit zgjedhor në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kur u pyet nga gazetari i RTV 21 se pse i ka dhënë mbështetje, Hovenier tha “do të kontestoj qëndrimin tuaj se i kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës”.

Hovenier tha se nuk pajtohet aspak se i kanë dhënë mbështetje, sipas tij, ShBA vetëm nuk e ka kundërshtuar Qeverinë e Kosovës për t’i përmbushur obligimet ligjore.

“Nuk pajtohem. Nuk pajtohem fuqishëm. Atë që thamë është se nuk e kundërshtojmë Qeverinë e Kosovës për të përmbushur përgjegjësinë ligjore. Po kthehem te pika e parë, pse u mbajtën zgjedhjet? Pati zgjedhjet për shkak se katër kryetarë dhanë dorëheqje. Mbase ju e dini më mirë sesa unë se çfarë parasheh ligji i Kosovës, por në shumicën e demokracive kur një zyrtar i zgjedhur jep dorëheqje, duhet të mbahet një proces ligjor për t’i zëvendësuar ata. Ne i dhamë këshilla autoriteteve të Kosovës për këtë. Por, nuk mund të them se e mbështetëm këtë. Atë që bëmë është se shprehëm të kuptuarit tonë se si duhet të procedohet. Dhe, ne qartazi nuk i dekurajojmë autoritetet e Kosovës që të punojnë në përputhje me ligjin e tyre”, ka thënë ai.

Hovenier, po ashtu, tha se e kanë këshilluar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, por ata nuk kanë pranuar.

Po ashtu, ai tregoi edhe për këshillën që ia ka dhënë presidentes Vjosa Osmani, duke i thënë të mendojë se si do të zhvillohen zgjedhjet dhe si të respektohet korniza ligjore e tyre.

“Ne kemi biseduar me të gjitha palët e interesuara dhe me të gjithë hisedarët në këtë proces për këtë. Këshilla jonë për Listën Serbe dhe përfaqësuesit e tjerë serbë ishte që të marrin pjesë në këto zgjedhje: bëni më të mirën që të jeni në pozitë të përfaqësoni më së miri komunitetin tuaj. Nuk ishte e domosdoshme të merrej ajo këshillë, por kjo ishte këshilla jonë. Nuk ishte vetëm këshillë amerikane, por edhe e të gjithë partnerëve tanë. Dhe duke hyrë në specifika për rekomandimet e mia për presidenten Osmani, më duhet të them se ajo ishte një bisedë diplomatike e privilegjuar, por unë gjithashtu mund të them se gjatë gjithë kohës, këshilla jonë ishte: mendoni se si do të zhvillohen ato dhe mendoni se si do të mund me kujdes të respektoni kornizën ligjore që Kosova kërkon, duke siguruar se ju po dërgoni sinjale për të gjithë këta qytetarë, në veçanti në rastin e komunave në veri ku serbët etnikë kanë shprehur shqetësime për situatën, se jeni të vëmendshëm dhe e kuptoni se doni të jeni të vëmendshëm ndaj këtyre shqetësimeve”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika