Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka akoma punë për t’u bërë që romët të kenë qasje të barabartë në insitucione.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Romëve duke përmendur sfidat e tyre në shoqëri.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Romëve , ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen. Mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare”, ka shkruar Hovenier.

This #InternationalRomaDay, we celebrate the rich heritage of the Roma community, while acknowledging the challenges and discrimination they continue to face. More remains to be done to ensure Kosovan Roma have equal access to education, employment & govt services.

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 8, 2023