Hovenier uron popullin amerikan: 247 vjet më parë, themeluesit e SHBA-ve deklaruan të drejtat e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë

Në këtë ditë 247 vjet më parë, themeluesit e SHBA-ve deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar SHBA-të me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së saj.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se në këtë ditë, 247 vjet më parë, themeluesit e SHBA-ve deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.

“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë, 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier.

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por, në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishin planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika