Hovenieri: Jam i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga Serbia

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Në takim u diskutua ndalimi i qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë, përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, 18.04.2024

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Në takim u diskutua ndalimi i qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë, përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin e qytetarëve dhe të zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi.

Hovenier para gazetarëve tha se SHBA-ja vazhdon të punojë me BE-në në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i shqetësuar për këtë çështje, sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin e komunitetit serb në PK pavarësisht etnisë, andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së, përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq”, tha Hovenier.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Pos kësaj, 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë, Dejan Jankoviq, u ndaluan nga autoritetet serbe.

Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika