Hoxha akuzon Velën për përdorim të pozitës për interesa personale

Aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, ka akuzuar asistentin e Fakultetit të Mjekësisë, Driton Vela, se ka përdorur pozitën e tij për interesa personale dhe se po përpiqet të përdorë Lëvizjen Vetëvendosje për të përfituar për vete dhe grupin e tij të asistentëve.

Hoxha në Debat Plus ka shprehur mosbesim ndaj Velës dhe ka pretenduar se ai po përpiqet të përfitojë nga ndryshimet politike në Kosovë, për të përfituar më shumë për veten dhe grupin e tij.

Hoxha ka theksuar se Vela si profesor me doktoraturë, duhet të kërkojë të shfrytëzojë hapësira të tjera për të dhënë kontributin e tij, në vend që, sipas tij, të ndikojë në politikë dhe të përpiqet të përfitojë nga pushteti politik.

“Interesat personale kur vendosen para interesit publik përfundon kështu si ka përfunduar Driton Vela. Domethënë me mendu që krejt Kosova të ka borxh ty, edhe na duhet me ta gjet vendin, sidomos kur vjen Lëvizja Vetëvendosje në pushtet edhe me të rahatu ty, edhe grupin e asistentëve, kjo është ambicie meskine. Ti nëse je bërë profesor, ke doktoratë, ke punime, pse nuk këqyr hapësira të tjera me i shfrytzu. Por, gjoja krejt Kosova përmes Lëvizjes Vetëvendosje duhet me të rahatu ty, edhe me ta bërë vendin. Kjo është interes puro personal”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa, Vela ka thënë se Hoxha ka pranuar email për dy raste të autopaligjaturës dhe nuk ka reaguar qe një vit.

“E kam edhe dëshminë këtu. Ju reagoni në mënyrë selektive”, ka thënë ai.

Hoxha i është kundërpërgjigjur duke e pyetur se pse nuk e ka dërguar në Këshill të Etikës.

“Jeni asistent brenda Universitetit, e keni parë një parregullsi edhe s’e keni dërguar brenda  organit në Universitet. Nuk kam informatë për atë email”, ka thënë tutje Hoxha.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika