Hoxha: Asociacioni do të jetë barrë për Kosovën në të ardhmen

Analisti Yll Hoxha ka thënë se Asociacioni do të jetë një barrë për Republikën në të ardhmen

Analisti Yll Hoxha

Analisti Yll Hoxha në “Debat Plus” ka thënë se Asociacioni do të jetë një barrë për Republikën e Kosovës në të ardhmen.

“Mendoj që pak kosto të cilat do t’i mbajmë do të jenë të vështira. Konsideroj që Asociacioni do të jetë një barrë për Republikën në të ardhmen”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se nëse Serbia do të dëshirojë të na sabotojë në procese të radhës përmes Asociacionit, do të ketë këtë mundësi.

Tutje, ai është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është transformuar shumë, dhe se, sipas tij, nëse do të na pyesnin para 5 vjet֝ësh nëse Kurti do t’i merrte vendimet që tashmë veçse i ka marrë, do të thonim jo dhe nuk do ta besonim një gjë të tillë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika