Hoxha: Asociacioni është autonomi territoriale për serbët

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për pranimin apo jo të themelimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hoxha ka treguar se pse nënshkrimi është problematik

Një krijim i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, i cili është i pranueshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, analisti Ylli Hoxha e quan problematik për Kosovën.

Ai ka deklaruar se Asociacioni është autonomi territoriale për serbët.

“Nuk pajtohem me Kurtin, interpretimi i tij i butë mbi Asociacionin është interpretim që i konvenon sot politikisht, Asociacioni ke si ke, posa të është i pranueshëm për Vuçiqin për mua është problematik. Asociacioni është autonomi territoriale për serbët. A duhet të bëhet? Bon vaki duhet të bëhet. Kemi me qenë të detyruar ta bëjmë, por jo në këto kushte, jo pa njohje nga Serbia…”, u shpreh ai.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për pranimin apo jo të themelimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hoxha ka treguar se pse nënshkrimi është problematik.

“Pse është nënshkrimi problematik? Në marrëdhëniet ndërkombëtare janë me dhjetëra raste ndoshta kur shtetet e pranojnë marrëveshjen edhe pa nënshkrim. Këtu nuk është problemi te marrëveshja franko-gjermane, sepse do të mund të bëhej që pa nënshkrim të dy palët ta kishin obligim zbatimin e marrëveshjes. Prandaj, kërkesa e nënshkrimit është e vlefshme, sepse pala tjetër është sjellë si shpërfillëse ndaj pikave të caktuara. Për t’u siguruar që ajo po e zbaton tërësinë e marrëveshjes duhet nënshkrimi, përndryshe nuk do të duhej nëse ajo do të kishte deklarativisht një qëndrim krejt tjetër”, tha ai.

“Mund të zgjidhet edhe pa nënshkrim, por duhet një përkushtim, deklaratë, një qëndrim i shkruar, një formë në të cilën Serbia shkëputet nga ajo që ka thënë paraprakisht Vuçiqi. Për mua janë indikative dy zhvillime: Regjistrimi i targave, e shoh njërin nga aktet të mirëbesimit që Serbia e bën në raport me procesin, ndonëse po e refuzon tërësinë e marrëveshjes, ndonëse ka thirrur zgjedhjet dhe po saboton qartazi procesin, ajo po tregon akte të mirëbesimit të cilat njërin prej tyre mund ta konsideroj regjistrimin. Akti i dytë është dorëheqja e Vulinit, ka të bëjë me raportin Bashkësi Ndërkombëtare, Serbi, në të cilën Serbia duket se dëshiron t’i shmangë sanksionet përmes një akti të tillë. Që të dyja janë hapa pozitivë, por asnjëri e as tjetri nuk janë të mjaftueshme për të garantuar që Serbia njëmendtë po ec në atë drejtim”, shtoi më tej Hoxha.

Ai konsideron se është një blerje kohe që Serbia po e bën, krahas zgjedhjeve ka bërë dy akte me të cilat tash e ruan situatën e saj.

“Në këtë pikë Kosova nuk guxon të ecë ashtu si po parashohim se do të ecë, nuk guxon t’i marrë këto dy akte si hap të mjaftueshëm për të bërë hapin e vet të rëndësishëm, pra për asociacionin”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika