“Asociacioni po merret fakt i kryer, po diskutojmë vetëm për mënyrën se si do të duket”.

Kështu ka deklaruar në “Debat Plus”, analisti Dibran Hoxha, i cili tha se kryeministri duhet të tregojë se si do të duket ky Asociacion.

“Meqenëse kemi mbërritur në stadin se kompetencat do të zbuten, apo nuk do të zbuten, apo do të largohen komplet, ne duhet të diskutojmë se di do të duket Asociacioni”, ka thënë ai.

Hoxha u shpreh se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, synon që propozimi i tij të jetë i papranueshëm për Serbinë, atëherë mund që Asociacioni të mos bëhet.

Por, nëse Serbia pranon, sipas tij, jemi në akt përfundimtar dhe Asociacioni do të bëhet.

“Nuk flasim më nuk është apo nuk është. Nëse strategjia është të mos e bëjmë, me ofru draft-vizion që nuk do ta pranonte Serbia, atëherë është kjo e mirë. Mirëpo, nëse Serbia e pranon, atëherë jemi në situatë apo akt i përfunduar, me një Asociacion sipas kryeministrit tonë”, tha ai.