Hoxha: Besoj se këtë herë ka më shumë shanse që të krijohet një shumicë më stabile

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile në Kosovë.

Sipas tij, ka një optimizëm për ndryshim të sjelljes politike dhe rritje të motivit për formimin e institucioneve, si pasojë e zhvillimeve rajonale, përfshirë zgjedhjet në Serbi.

Ai theksoi se, sipas këtij skenari, Serbia mund të marrë barrën e çdo bllokimi të mundshëm të një procesi eventual negociator, gjë që mund të ndikojë në një qasje më të kujdesshme të aktorëve politikë.

“Jo vetëm elita politike në Kosovë, por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e sheh me shqetësim administratën Trump dhe involvimin e saj në Evropë,” u shpreh Hoxha.

Ai përmendi gjithashtu çështjen e gazit, duke thënë se mbetet e paqartë nëse mungesa e institucioneve po e pengon projektin e gazit apo nëse vetë ky projekt po ndikon në bllokimin institucional.

Sipas Hoxhës, këtë herë ka më shumë gjasa për krijimin e një shumice stabile edhe për shkak të abstenencës politike dhe mundësisë që një palë e re zgjedhjesh të prodhojë të njëjtin efekt.

“Ekziston mundësia që partitë nuk kanë interes të shkojnë sërish në zgjedhje. Kushtet janë më të favorshme për krijimin e shumicës,” tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk beson që kryeministri Albin Kurti do të ndjekë të njëjtën qasje si në të kaluarën, duke tentuar fillimisht krijimin e qeverisë pa siguruar shumicën parlamentare.

“Teknikisht është e gabuar, sepse në atë mënyrë dobësohet pozita e kryeministrit dhe forcohet ajo e presidentit,” theksoi Hoxha.

Në fund, Hoxha tha se nëse kryeministri Kurti synon një zgjidhje politike, ajo do të mund të arrihej përmes negociatave me PDK-në ose LDK-në.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika