Hoxha deputetëve të PDK-së: Pse merreni me Kurtin kur s’keni kapacitet në vendimet e tij

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se opozita duhet të drejtojë kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti aty ku është e dobishme për qytetarët e vendit

Analisti Ylli Hoxha, Debat Plus.

Analisti politik, Ylli Hoxha, iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke pyetur se pse merren me kryeministrin Albin Kurti për vendime në dialogun me Serbinë, kur nuk kanë kapacitete vendimmarrëse.

Hoxha ka theksuar se ata duhet të lejojnë bashkësinë ndërkombëtare ta trajtojnë këtë çështje, dhe, sipas tij, opozita duhet të drejtojnë kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se kritikat e PDK-së ndaj kryeministrit Kurtit lidhur me Asociacionin kanë shkuar kot, duke shtuar se energjia e tyre do të jetë e padobishme edhe nëse Kurti vazhdon të bëjë marrëveshje.

“Unë pajtohem që ju nuk keni kapacitet vendimmarrës në raport sesi pozicionohet Albin Kurti karshi kësaj marrëveshje apo asaj marrëveshjeje, por në qoftë se nuk e keni pse po merreni me to. Pse duhet ju të jeni përgjegjës, gardianë i raporteve të zotit Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, le të merret bashkësia ndërkombëtare me të, ju adresoni kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët tanë, sepse po konsumoheni dhe zoti Kurti prapë do ta bëjë një marrëveshje dhe në fund krejt ajo energji e juaja është shku kot”, ka deklaruar Hoxha në “Debat Plus”.

Në përgjigje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka mbrojtur qëndrimin e tyre, duke shtuar se tema e Asociacionit është e rëndësishme, pasi të gjitha kauzat e Kurtit kishin të bëjnë me këtë temë.

Dhe se kjo kauzë e kryeministrit Kurti, sipas saj, doli të jetë joreale.

“Unë e kuptoj që dialogu, tema e marrëveshjes me Serbinë asnjëherë nuk ka sjellë votë, dhe unë mendoj që tema e marrëveshjes dhe dialogut na ka fundosë edhe neve, edhe partitë tjera opozitare. Mirëpo e kemi parasysh që Asociacioni është tema kryesore e Albin Kurtit, që të gjitha kauzat të cilat i ka ngrit të gjitha kanë qenë kauza fallco”, ka deklaruar Musliu – Shoshi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika