Hoxha: Dhuna dhe zbatimi i ligjit nuk mund të shkojnë bashkë

Sipas Avokatit Valdet Hoxha, ka policë të cilët janë duke i tejkaluar kompetencat e veta, për shkak të keqkuptimit të rregullave nga ana e tyre. Poashtu ai ka shtuar se situata të tilla e dëmtojnë imazhin e institucionit të Policisë së Kosovës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur për dhunën ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërvite ku ka thënë se ka pasur raste të tillë në numër të konsiderueshëm, por MPB-ja kishte tentuar që nëpërmjet strategjive të ndryshme të ndalojë këto raste.

Tutje ai ka folur dhe për Punë e policisë ku e ka quajtur punë të ndjeshme që mund të prodhojë situata të tilla sepse policia sipas tij, kanë të bëjnë më shumë lloje të njerëzve.

Ai ka folur dhe për të drejtat e policisë ku ka thënë se ata kanë të drejtë që për një dyshim të thjesht të ndalojnë deri në 6 orë intervistim, por kjo nuk do të thotë që atyre i’u lejohet që t’i shkelin të drejtat e njeriut.

“Masa e paraburgimit duhet të jetë masë e fundit e cila merret”, ka thënë Valdet Hoxha në emisioni FIVE në RTV Dukagjini.

Sipas tij, rastet të tillë kanë ndikim në zbehjen e imazhit të policisë të cilat nuk janë të mira për këtë institucion.

Hoxha ka thënë se ka policë të cilët kanë keqkuptuar përgjegjësin e dhunës legjitime ku mendojnë se duhet t’i përdorin dhe mjetet e dhunës për ta zbatuar ligjin çoftë edhe për një kundërvajtje e cila mund të paguhet më të holla dhe jo me dhunë.

“Dhuna dhe zbatimi i ligjit nuk mund të shkojnë bashkë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, për çdo ditë Inspektoriati Policorë i Kosovës për shkak të dhunës po arreston policë të cilët i tejkalojnë autorizimet e tyre.

Jo në çdo rast ka vetëm një palë fajtore për Avokatin Valdete Hoxha, sipas tij ka raste që dikush e ka filluar rastin por të dyja palët janë shpallur fajtorë sepse kanë qenë të tilla.

Hoxhaj ka refuzuar të flas për rastin e fundit në Skenderaj, ku mbeten të lënduar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin. GjNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë...

Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të...

Libraria “Dukagjini” është futur në listën e ngushtë të të nominuarve për Çmimin Ndërkombëtar të Përsosmërisë, në kuadër të Panairit të Librit në Londër....

Lul Raka, shpalos kujtime në “Radar” për kohën e Pandemisë

Sot më 13 mars 2023, janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, preku Kosovën. Rasti i parë me koronavirus në botë mendohet të...

Të fundit nga rubrika