Hoxha drejtuar Velës: Grupi juaj po tenton ta zhvatë këtë vend

Dibran Hoxha, anëtar i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, (ORCA), e ka akuzuar asistentin në Fakultetin e Mjekësisë, Driton Vela, se ai dhe grupi i tij kanë afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoxha tha se Vela e ka vënë interesin personal para atij të përgjithshëm, duke e akuzuar edhe për zhvatje.

“Grupi i asistentëve kanë afërsinë siç po vërehet nga lideri i tyre, me LVV-në, këta e kanë ekskluzivisht për interesa personale. Në këtë vend ka njerëz që me ambicie meskine e vënë interesin e vet personal para të përgjithshmes, këtë vend duan ta zhvasin. Këta po tentojnë ta zhvatin, po tentojnë të futen në disa pozita të bëhen profesorë, ku fakulteti nuk ka nevojë, 533 profesora i ka UP, 20% janë në Fakultetin e Mjekësisë”, ka thënë ai.

“Bash kur erdh LVV në pushtet këta i nisën procedurat e tyre. Tentuan ta kontrabandojnë një rregullore që ndan grupe të studentëve për aq sa nuk mundet një Fakultet ta përballojë. Tentuan që nga 6 orë ta përmbushë profesori normën ta zbresin në një orë. E treta, kanë shkuar dy zyrtarë prej rektoratit Gazmend Shabaj dhe tjetri s’po më kujtohet, në stilin e gestapos, i ka dërguar rektori Qerim Qerimi, i cili është i ndërruar nga kjo qeverisje, dy zyrtarë gjoja ta inspektojnë punën e brendshme të Fakultetit të Mjekësisë”, ka vijuar ai.

Hoxha e përmendi se edhe Vela ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LVV-së, këtë e pranoi edhe vetë Vela.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika