Hoxha e Tasholli: Sot marshojmë me UÇK-në për UÇK-në

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar edhe një herë mbështetjen e tyre për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj që po gjykohen në Hagë.

Duke iu drejtuar mijëra pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Hoxha kujtoi “Marshin e Lirisë” të vitit 1999, kur pjesëtarët e UÇK-së marshuan nëpër qytetet e Kosovës pas demilitarizimit, për të festuar lirinë së bashku me qytetarët.

Ajo tha se 27 vjet më vonë, qytetarët po marshojnë sërish për liri, por këtë herë për lirinë e atyre që, sipas saj, e sollën lirinë e Kosovës.

“Sot marshojmë me UÇK-në, për UÇK-në, sepse UÇK na bashkon, na ka bashkuar dikur, na bashkon edhe sot, na bashkon për jetë e mot”, deklaroi Hoxha, nën thirrjet e pjesëmarrësve “UÇK, UÇK, UÇK”.

Hoxha tha se nga Prishtina po dërgohet mesazhi se Kosova pret drejtësi dhe dinjitet, duke përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Po e pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të kthehen në shtëpinë e vet”, tha ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se marshimi i ditëve të fundit ka treguar, sipas tij, se “Kosova e do UÇK-në”.

Ai tha se, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar reputacionin e UÇK-së, ajo është rikthyer, siç u shpreh, “si feniksi”.

“Sa më shumë janë mundu me e ligështu, na u ka rikthy si feniksi. Ma e fuqishme se kurrë, sepse fuqinë ushtari i lirisë e merr prej vendit të tij dhe njerëzve të tij”, u shpreh Tasholli.

Organizatorët kanë deklaruar se presin që më 16 shtator të ketë vendim për ish-krerët e UÇK-së dhe që ata të lirohen e të kthehen në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika