Hoxha: Është shenjë e mirë që për diçka votojnë 99 deputetë

Analisti politik Ylli Hoxha e ka cilësuar si shenjë pozitive faktin që 99 deputetë kanë votuar pro deklaratës së miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Hoxha tha se një votim i tillë tregon për një lloj kohezioni politik, ndonëse, sipas tij, pesha konkrete e deklaratës varet nga veprimet që do të pasojnë.

“Është shenjë e mirë e kësaj Republike që për diçka votojnë 99 deputetë. Është një mungesë si fenomen”, tha Hoxha.

Ai tha se deklarata mund të ketë vlerë politike dhe simbolike, por efekti i saj konkret mbetet për t’u parë.

“Nëse nuk interpretohet si shpresë për zgjidhur ngërçin që ka kapluar institucionet, pesha e deklaratës politike të një Kuvendi është minimale. Mund të jetë deklarative, mund të jetë imazh, inkurajim. Si peshë, nuk mban ndonjë peshë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Hoxha e konsideroi votimin si një hap pozitiv në aspektin e kohezionit politik, duke theksuar se rëndësi do të ketë mënyra se si do të vazhdohet më tej.

“E shoh si hap të mirë. Asnjëra palë nuk humb me atë deklaratë, që mund të shërbejë si shpërndarje e frymës, por se ka ndonjë efekt, ajo është për t’u dyshuar”, tha Hoxha.

“Në aspektin e një kohezioni politik, është hap pozitiv, shenjë e mirë që duhet me i përcjell në hapat e mëtutjeshëm”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika