Hoxha fton Kurtin, Nagavcin e Muratin të ulen e të bëjnë një zgjidhje për grevat

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ftuar qeverinë e Kosovës, përkatësisht kryeministrin Kurti me ministrat Nagavci e Murati që të ulen gjatë vikendit të gjejnë një zgjidhje konkrete për grevat, në mënyrë që mësimi të fillojë të hënën

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në një konferencë për media





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, njëherësh anëtare e Komisionit për Arsim, ka thënë se përkundër takimeve dhe diskutimeve në këtë komision ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje për grevat.

Ajo ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të vullnetit për zgjidhje në favor të të dyja palëve.

“Sesioni vjeshtor në Kuvend filloi me debatin për greva, as rezoluta e këtij debati e cila thërret Qeverinë e  Kosovës dhe SBAShK-un që të gjejnë zgjidhje nuk u realizua”.

Sipas Hoxhës, në mungesë të këtij dialogu social tashmë mbi 300 mijë fëmijë kanë mbetur jashtë shkollës.

“Kjo qeveri nuk po shqetësohet fare për këta fëmijë që nuk shkojnë në shkolla, e gjitha që kemi parë është përbuzje e dinjitetit të mësimdhënësve”.

Për Hoxhën, kjo lloj gjuhe dhe qasje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes.

Ajo ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati që të ulen me urgjencë gjatë vikendit dhe të gjejnë zgjidhje për grevat në mënyrë që mësimi të fillojë të hënën.

“SBAShK-u ka shprehur gatishmëri të ulet dhe të gjejë një zgjidhje të përafërt duke u larguar nga kërkesa për 100 euro, por Qeveria nuk po bën kompromis”.

Hoxha ka theksuar se nuk është në të mirën e fëmijëve dhe as të mësimdhënësve që kjo çështje të përfundojë pa epilog.

Ndërkaq, të premten e 23 shtatorit, në vazhdën e diskutimeve për grevat, SBAShK-u i ka adresuar Qeverisë kërkesat e kësaj sindikate për të arritur te një zgjidhje konkrete.

Rritja e pagës për 10.45 për qind, plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale dhe plotësim-ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore ishin tri kërkesat e kësaj sindikate.

SBAShK-u adreson kërkesat drejt Qeverisë, Gola propozon forma të reja të grevës





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika