Hoxha i hedh poshtë pretendimet për ndikim financiar në përkrahjen e kandidates së LDK-së: Jam i gatshëm edhe për poligraf

Analisti Ylli Hoxha ka reaguar ndaj pretendimeve dhe raportimeve publike se disa gazetarë dhe analistë janë paguar nga kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alisa Jetullahu, për ta përkrahur në mënyrë publike dhe për ta promovuar si pjesë e listës së rekomanduar për votim në zgjedhje.

Sipas këtyre pretendimeve, të cilat janë përhapur në diskutime mediatike dhe rrjete sociale, është aluduar se mbështetja ndaj saj nga disa zëra publikë mund të ketë qenë e ndikuar nga përfitime materiale.

Hoxha i ka mohuar kategorikisht këto, duke i cilësuar si sulme të pabazuara dhe pjesë të një debati të panevojshëm publik.

“Mund ti bëj dy deklarata me këtë çështje. Më vjen keq që ka hyrë ky far zelli për të diskutuar jo gjë. Një prej pretendimeve ka qenë se përkrahja e kandidates ka ndodh për shkak të kompensimit material… nuk kam si ta shfajësojë vetën nga një sulm i tillë, të them jo po jo jo. mund të them ma vendosni një poligraf të iu them të vërtetën. Dhe dy ajo që mund të them është ftesë prokurorisë dhe hetuesisë që të merren me krejt këtë zahallahane dhe ta gjejnë të vërtetën. Pra, më disponimin tim të plotë që të ndihmoj i pari. Nuk qëndron asnjë prej pretendimeve…”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, kandidatja për deputete Alisa Jetullahu ka mohuar gjithashtu akuzat se ka paguar gazetarë apo analistë për përkrahje politike.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika