Hoxha: Kërkesat e veteranëve janë legjitime, por listat duhet të pastrohen

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se veteranët meritojnë pensione të dinjitetshme por fillimisht sipas tij duhet të pastrohen listat që sipas tij janë të fryra

Ylli Hoxha, analist

Veteranët e luftës duhet të kenë pensione të dinjitetshme, por njëkohësisht listat aktuale janë të fryra.

Kështu ka thënë analisti Ylli Hoxha, i cili është mysafir i përjavshëm në emisionin Debat Plus të Rtv Dukagjinit.

Hoxha tha se, ashtu sikurse kryeministri Kurti i cili ka thënë se listat e veteranëve janë të fryra, kanë thënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, Faton Klinaku, e Hysen Gucati.

“Pajtohem plotësisht me kërkesën e veteranëve të ketë një pagesë të dinjitetshme. Njëkohësisht pajtohem me km Kurti, që thotë se listat e fryra, sepse me të pajtohet Thaci, Klinaku, Gucati.  Dhe me që po pajtohemi ne po mundemi ti kryejmë dy procese njëkohësisht”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, shumë lehtë mund të vërtetohet se në listat aktuale të veteranëve ka pasur parregullsi. Për këtë arsye, ai është shprehur se duhet të ketë një “proces radikal të pastrimit të listave”.

“Pse e ka Kurti mirë? Nëse llafet munden me rrejtë, numrat nuk munden me rrejtë, rrenën ta qesin në pah. Nëse janë 55 mijë veteranë dhe 37 mijë përfitojnë, do të thotë që mbi 67% të veteranëve janë të papunë. Mesatarja e të papunëve është 25-29%, , nëse papunësia qenka 67%, ky nr tregon që ka mashtrim sasior. Prandaj meqenëse kjo është kështu duhet të kryhen të dyja proceset”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhajt, pa u zgjidhur këto dy çështje (paga të dinjitetshme për veteranët dhe procesi i pastrimit të listave), do të ketë gjithmonë probleme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika