“A është diçka e vërtetë sepse e thojnë amerikanët? Apo është e vërtet në realitet dhe në terren?”.

Kjo është pyetja që ngrit Hoxha gjersa po diskutohet për situatat e krijuara në veri me rastin e fillimit të detyrës së kryetarëve të komunave dhe reagimin e SHBA-ve lidhur me to.

“Pyetja është se si  është manifestuar kjo dhunë, si e ka pa ambasadori këtë dhunë, nga kush është ushtru? Për të premten po flasim…. Cila është arsyeja pse strukturat  dhe bandat kriminale gjenden në veri? Cilat janë metodat e forcës që ka ushtruar Policia e Kosovës? Këto janë dilemat dhe pyetjet që shtrojë unë dhe që vënë në dyshim, mendoj unë, që qëndron vërtetësia e tyre”, ka deklaruar Hoxha.

Dibran Hoxha ka thënë se ndonëse është thënë se zgjidhja për veriun mbetet politike, po të ishte e tillë, e njëjta është duke u trajtuar nga viti 2013.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Hoxha ka deklaruar se zgjedhja për veriun vetëm politike nuk është.

“Na është thënë shpeshherë se zgjidhja për veriun është politike. Po! …meqë zgjedhja ka qenë politike për veriun, poliike ka qenë prej 2013. Sa here e kemi diskutu ratifikimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë që tash në shtator bëhen 10 vite nga kjo marrëveshje’, ka thënë ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet e ndërmarra të premten.’

Tutje, Hovenier tha se i është kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Siç tregon Hovenier, ai nuk iu është përgjigjur këtyre kërkesave.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri.