Hoxha: Kryetarët e komunave veriore duhet të japin dorëheqje

Ylli Hoxha, analist politik

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryetarët e katër komunave veriore, që janë zgjedhur së fundmi, duhet të japin dorëheqje për të hapur mundësi për një zgjidhje politike.

Hoxha u shpreh se Kosova nuk duhet të tentojë ta dominojë pakicën serbe në veri, teksa tha se zgjidhja duhet të adresohet në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj që çfarëdo tendence me kapitalizu këto rezultate, me thënë po i bëjmë disa institucione atje, mendoj që është joserizoitet, nuk do të duhej Kosova të aspirojë dominimin pakicës mbi shumicën… Duhet t’i instalojmë këta kryetarë si institucion formal, sa mos me u ba horë, të kryhen operacionet e përditshme, këta kryetarë të ofrojnë dorëheqje, të largohen gradualisht për t’i hapue mundësi zgjidhjes politike që do të vinte me Ohrin”, ka thënë ai.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe ndërkombëtarët kanë treguar paaftësi të parashikojnë një ngjarje, sic është ajo e bojkotit të zgjedhjeve nga serbët.

“Absolutisht, kryeministri Kurti, ndërmjetësit ndërkombëtarë, kanë treguar paaftësi të parashikimit të një ngjarjeje, e cila është esenciale për paqen, atë që kanë tentuar ta rrijnë në Ohër. Marrëveshja e Ohrit, e cila do të duhej të zgjidhte problemin e madh Kosovë – Serbi, nuk e adreson problemin fundamnetar të mospjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve, kjo ka qenë e paralajmëruar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika