Hoxha: Kurti dëshiron të rrëzohet nga opozita, që pastaj t’i shkelë në zgjedhje

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se opozita humbet çdo herë që diskutojnë për çështjen e veriut në kundërshtim me kryeministrin Albin Kurti

Analisti politik, Ylli Hoxha.

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se çdo herë që opozita flet për çështjen e veriut kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ata do të humbasin.

Hoxha ka theksuar se kryeministri Kurti dëshiron të rrëzohet nga opozita në mënyrë që pastaj të mund t’i shkelë ata përsëri në zgjedhje.

Ai gjithashtu ka shtuar se edhe nëse opozita e rrëzon Qeverinë, ata nuk ofrojnë as krijojnë zgjidhje për tensionet aktuale.

“Edhe po ta rrëzojnë Qeverinë nuk japin e as nuk krijojnë zgjidhje, nesër rrëzohet Albin Kurti çka bëjnë këta, cilën zgjidhje e bëjnë. Albin Kurti mezi nuk pret me kriju opozita një front që e rrëzon nesër ne parlament, i shkel krejt rend për gjatë muaj. Domethënë çështja është se nuk është krijuar masa kritike, kapaciteti opozitar për me ndryshu”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.

Hoxha ka theksuar se çështja kryesore është mungesa e një mase kritike dhe kapaciteti i opozitës për të ndryshuar.

Sipas tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të fokusohet në rigjenerimin e energjisë së opozitës dhe të përqendrohet në sfidat dhe dështimet e Qeverisë së Kurtit, siç janë shëndetësia, arsimi, ekonomia, infrastruktura, dhe të krijojë argumente bindëse për qytetarët.

“Çfarë duhet të bëjë Lumir Abdixhiku është të rigjenerojë energji, të cilat në të ardhmen të ballafaqohen me Qeverisjen e Albin Kurti dhe jo me veri, jo me na mbrojt Amerikën. Jo me përdor Amerikën për me sulmu Albin Kurti, por me këqyr qysh është duke u udhëhequr shëndetësia, arsimi, ekonomia, infrastruktura, edhe secilën prej pikave me kriju pole opozitare që me ua qel sytë qytetarëve për dështimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika