Hoxha Mazllam Mazllami për flamurin kombëtar: Është harrën, leckë, bezë, ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj

Hoxha Mazllam Mazllami shihet në një video në rrjetin social Tiktok, duke thënë se flamuri kombëtar është vetëm një “copë harrni” dhe “nuk adhurohet”, ndërsa populli shqiptar njeh paganizmin

Hoxha Mazllam Mazllami shihet në një video në rrjetin social Tiktok me flamurin kombëtar, duke thënë se flamuri është vetëm një copë harrni.

“Kjo është harrën, leckë, bezë…Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, sipas tij, edhe po të mosvendoset flamuri kuqezi për 28 Nëntor, sipas tij “nuk do të bëhet kiameti”.

Teksa thotë se “populli shqiptar janë 80 përqind mysliman” dhe sipas tij, ata e njohin paganizmin.

“Shehid[dëshmor] nuk bëhet qysh po thotë dikushi… plot shehida[dëshmor] jemi bërë. U mbush Kosova dëshmorë” shihet një video në Tiktok, hoxha i pensionuar Mazllami.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika